
Një tjetër rast alarmues për sigurinë ushqimore është evidentuar në Tiranë, ku inspektorët e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU) kanë ndërhyrë pranë një subjekti tregtar, duke bllokuar një sasi të madhe mishi pule.
Gjatë kontrolleve të ushtruara në ambientet e biznesit KMY, u sekuestruan 738 kilogramë fileto dhe gjoks pule, për shkak të shkeljeve të rënda të standardeve higjieno-sanitare. Nga verifikimet rezultoi se mishi ishte trajtuar në kushte të papërshtatshme, pasi gjatë proceseve të ngrirjes dhe shkrirjes ishte vendosur drejtpërdrejt në tokë. Gjithashtu, produkti ruhej në një ambient ku ishte konstatuar prani myku dhe ndryshku, çka përbën rrezik serioz për sigurinë ushqimore.
Sipas autoriteteve, nëse nuk do të ishte ndërhyrë në kohë, kjo sasi mund të kishte hyrë në treg dhe të ishte konsumuar nga qytetarët si produkt i sigurt.
Në përfundim të kontrolleve, AKU Tiranë vendosi pezullimin e aktivitetit të subjektit deri në përmbushjen e plotë të kushteve të kërkuara ligjore. Ndërkohë, sasia e sekuestruar prej 738 kilogramësh mish pule do të asgjësohet.
and then