Kuvendi shpalli Iranin shtet terrorist, reagon Izraeli: Rezolutë historike! Demonstrim i dimensionit të qartë moral në politikën e jashtme të Shqipërisë

Me 79 vota pro, dhe një abstenim nga deputeti Redi Muçi, Kuvendi i Shqipërisë miratoi sot rezolutën që shpall Iranin shtet terrorist, duke marrë shkas dhe nga ngjarjet e fundit që po prekin Lindjen e Mesme dhe jo vetëm.

Pak më parë ka ardhur edhe reagimi nga Izraeli që e quan rezolutën historike.

Reagimi i plotë: 

E vlerësoj kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe Kuvendit të Shqipërisë për rezolutën historike të miratuar sot, duke e shpallur Republikën Islamike të Iranit një shtet mbështetës të terrorizmit. Sipas fjalëve të rezolutës: Terrorizmi në të gjitha format e tij përbën një nga kërcënimet më serioze për shoqëritë demokratike. Ky është një tjetër demonstrim i dimensionit të qartë moral në politikën e jashtme të Shqipërisë.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×