Nisin zjarret në Bulqizë, flakët përfshijnë zonën e Krajkës

Ardhja e stinës së pranverës ka rikthyer edhe problemin madhor me pyjet e vendit tonë, që janë zjarret.

Djegia e barishteve të këqija në tokat bujqësore apo në livadhe, vazhdimisht është bërë shkak për aktivizimin e vatrave të mëdha zjarri të cilat më pas dalin jashtë kontrollit të banorëve.

Një vatër zjarri është aktivizuar pasditën e sotme në fshatin Krajkë të Bulqizës. Siç duket nga pamjet, flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre dhe po i afrohen banesave.

Për shkak të erës së fortë, vatra e zjarrit përhapet me shpejtësi ndërsa pritet ndërhyrja e autoriteteve vendore që të bëjnë të mundur neutralizimin e zjarrit që të mos ketë pasoja të rënda.

Një situatë e ngjashme përsëritet çdo vit jo vetëm në zonën e Bulqizës por në të gjithë territorin e Qarkut Dibër. Pastrimi i tokave nga banorët me anë të zjarrit, bën që situata tju dalë jashtë kontrollit dhe të shkaktohet dëm i madh ekonomik kryesisht në pyjet e dushqeve.

Autoritetet këshillojnë banorët që të tregojnë kujdes në këtë periudhë, pasi nëse bëhen shkak për djegien e pyjeve, do të përballen me ndëshkimet siç e parashikon ligji.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×