EKSKLUZIVE/ “Në Shënjestër” zbardh të vërtetën pas arrestimit 2 bjellorusëve dhe 1 rusi në Kosovë: U kapën me anëtarin e bandës së Inez Hajrullës, dyshohet se planifikonin një vrasje në Shqipëri

Autoritetet në Kosovë arrestuan më 10 shkurt 2026 tre shtetas të huaj dhe një shtetas shqiptar, në lidhje me dyshime për plane kriminale në Shqipëri. Lajmi u bë publik në emisionin investigativ ‘Në Shënjestër’.

Në mesin e të arrestuarve janë Dimitri Kirilin, shtetas rus, dhe dy shtetas bjellorusë, Aliaksander Padhaiskii dhe Pavel Petrov. Po ashtu u arrestua Gerald Brahimaj, i dyshuar si anëtar i grupit të Inez Hajrulla.

Autoritetet dyshojnë se grupi po planifikonte kryerjen e vrasjeve në Shqipëri. Sipas raportimeve, largimi i tyre nga Shqipëria u ndërpre pas bllokimit të dy makinave në Babicë të Madhe. Automjetet e bllokuara, një Nissan dhe një Audi Q5 me targa të huaja, përmbanin tre bidona benzinë dhe u konfiskuan gjithsej 112 kampionë të vlefshëm për ADN.

Kirilin dhe bjellorusët dyshohet të kenë lëvizur në shoqërinë e njerëzve të lidhur me Hajrulla, ndërsa Brahimaj dyshohet t’i ketë shoqëruar gjatë kalimit të kufirit në rrugë ilegale. Autoritetet e Kosovës i dyshojnë për kalim të paligjshëm të kufirit dhe hetimet e mëtejshme do të kërkojnë informacion shtesë mbi aktivitetet e tyre.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×