U kap armë dhe kallëpe tritoli, zbardhet dëshmia e Urim Metës: Doja të ndërtoja një shtesë te shtëpia, më duheshin para!

Urim Meta i arrestuar në Tiranë me armë e kallëpe tritoli është marrë në pyetje nga grupi hetimor, ku gjatë dëshmisë së tij ka pranuar përfshirjen në aktivitetin kriminal të trafikimit të armëve.

Sipas burimeve nga hetimi, Meta ka deklaruar se u përfshi në këtë veprimtari për shkak të vështirësive ekonomike. “Tani që më kapët e pranoj gabimin. Jam marrë me trafikun e armëve sepse kisha nevojë për para. Doja të ndërtoja një shtesë te banesa ime”, mësohet të ketë thënë ai para hetuesve.

Ndërkohë, hetuesit dyshojnë se Urim Meta mund të jetë i përfshirë edhe në episode të tjera të trafikimit të armëve të zjarrit, si dhe të kallëpeve të tritolit. Hetimet vijojnë për të zbuluar persona të tjerë të dyshuar që mund të jenë pjesë e këtij aktiviteti kriminal dhe për të dokumentuar plotësisht veprimtarinë e grupit. Po ashtu ai ka deklaruar se armët e municuonet do shiteshin për 4 mijë euro. Nga 500 euro celia prej kallëpeve të tritolit.

“Porisinë e kam marrë mga ndërmjetës dhe nuk e di se kush është personi fiks që do i merrte në Maqedoninë e Veriut. Unë do i çoja deri atje. Paradhënie mora 400 euro dhe pjesën tjetër do e merrja pasi të dorëzoja porosinë”, ka deklaruar më tej i arrestuari Urim Meta.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×