“Mezi presim fillimin e gjykimit në themel”, Meta reagon pas dërgimit të çështjes së tij për gjykim në GJKKO: Jam i paçuditur nga bllokimi recidivist i integrimit europian nga Rama

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar nga rrjeti social Facebook pas vendimit të GJKKO-së për të dërguar për gjykim ditën e sotme të gjithë çështjen e tij dhe ish-deputetes Monika Kryemadhi.

Meta e cilësoi këtë gjykim si “me risi”, duke theksuar se drejtësia në Shqipëri funksionon me regji dhe se procesi i sotëm nuk është përjashtim. Ai akuzoi prokurorinë për moszbardhje të qëllimshme të së vërtetës dhe shtoi se vendimi i gjykatëses për të dërguar çështjen në gjykim njëkohësisht me listimin e veprimeve hetimore është një hap që lejon kryerjen e hetimeve të mëtejshme paralelisht.

Meta shprehu keqardhje për humbjen e gjashtë muajve kohë, pavarësisht dokumentimit të shumë pretendimeve të pavërteta nga ana e akuzës. Ai gjithashtu ftoi mediat dhe trupin diplomatik në Tiranë që të ndjekin çdo seancë të gjykimit, duke premtuar se do të çmontohet publikisht çdo gënjeshtër dhe falsifikim në dosje.

Ai gjithashtu sulmoi qeverinë, duke theksuar se Kryeministri Edi Rama ka frikë nga drejtësia e tij dhe ka penguar integrimin europian të Shqipërisë.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×