
Kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur sugjerimeve që kanë dhënë shoqata të ndryshme sa i takon rritjes së çmimit të karburanteve në vend, që qytetarët dhe bizneset të kompensohen nga buxheti i shtetit.
Rama tha para furnizuesve të karburanteve se askush nuk do të përfitojë para nga buxheti përveç pensionistëve.
“Një kërkesë që më ka tërhequr vëmendje është që e gjithë shtesa e të ardhurave në buxhet nga TVSH-ja mbi çmimin e rritur të karburantit, të rikthehet për qytetarët dhe bizneset, në çmimin fundor. Ka vetëm një kategori që do të marrë më shumë sa herë që të jepet mundësia, qoftë nga rritja ekonomike mbi parashikimin, qoftë dhe nga të ardhura të rritura si pasojë e situatave kësaj natyre dhe kjo kategori është ajo e pensionistëve. . Ajo është kategoria e pensionistëve dhe askush tjetër. Pikë! Askush nuk duhet të kërkojë nga buxheti i shtetit më shumë se sa si takon. Pagat janë rritur dhe vazhdojnë të rriten sipas parashikimeve të bëra. Siç e dini më mirë se shumëkush tjetër, në sektorin privat pagat janë rritur dhe rriten në mënyrë të vazhdueshme, sidomos për ata që kanë kualifikime. Nuk është më pyetja; a vjen të punosh me këtë pagë, por është ndryshe; sa e do pagën që të vish të punosh. Përgjigja jonë për çdo kërkesë dhe orvatje e fantazi se çfarë vjen si rritje në buxhetin e shtetit, edhe për sa i përket komponentit të TVSH në çmimin e rritur të karburantit, është po, patjetër. Por është vetëm për një kategori, për pensionistët.”, ta ai.
and then