“Më shumë juristë se inxhinierë”/ Dashnor Sula kërkon riformatimin e inspektorateve: IKMT duhet të respektojë vetëm ligjin

Kryeinspektori i Përgjithshëm Dashnor Sula kërkon të riformatojë inspektoriatet e Shqipërisë, duke luftuar pikë së pari korrupsionin brenda tyre.

Zyrtari i lartë thekson faktin se do të luftojë perceptimin se inspektoriati i mbrojtjes së territorit të jetë i matrapazëve. Sipas tij, IKMT duhet të jetë një institucion që respekton vetëm ligjin.

Sula deklaron se nuk është korrekte që shumica e trupës së IKMT-së të jenë juristë dhe përqindja më e vogël inxhinierë.

Kryeinspektori Dashnor Sula lajmëron se shumë shpejt do të hapet një portal ku, përveç monitorimit të trupës së IKMT-së, edhe qytetarët të raportojnë paligjshmëritë, të cilat do të verifikohen nga strukturat përkatëse.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×