Shitje fiktive për t’i shpëtuar drejtësisë? Si fshehu drejtoresha e Tatimeve Erilinda Lala aksionet në “2D Construction 2025”! Bashkëshorti pagoi gjobat e kompanisë dhe…

Emisioni “Tak Fak” sot, nis sot me drejtoreshën e Tatimeve të Tiranës, Erilinda Lala.

Në shtator 2024, Erilinda Lala do të bëhej këshilltare e ministrit të Financave, Petrit Malaj, dhe sipas ligjit duhet të bënte deklarimin fillestar të pasurisë për të ilustruar pasuritë.

Më nëntor 2024, Erilinda Lala do të largohej nga ky pozicion për t’iu bashkangjitur kabinetit të drejtorit të Tatimeve. Megjithatë, pas largimit nga ky funksion, drejtoresha e Tatimeve do t’ia dhuronte aksionet e kompanisë “2D Construction 2025”, ish “Gea Construction”, Marsida Dedej, ku do të firmoste edhe bashkëshorti për miratimin e dhurimit. Në formularin e dytë për deklarimin e pasurisë pas largimit nga detyra, Lala nuk do të deklaronte se ishte aksionere te kjo kompani, pasi ligjërisht në nëntor 2024 ishte aksionere dhe ligji për deklarimin e pasurisë e kërkon që gjithmonë të bësh deklarimin e aksioneve.

Përpos kësaj, më 29 maj 2025, Lala do të kalonte drejtoreshë te Tatimet pa pasur statusin e nëpunësit civil, si drejtoreshë e komanduar.

Por cila është lidhja midis drejtoreshës së Tatimeve dhe ish-ortakes së saj Marsida Dedej?

Një ditë pasi do t’i dhuronte aksionet e saj Marsida Dedej, më 17 dhjetor 2024, bashkëshorti i Erilinda Lalas, Taulant Godroli, do të bënte pagesën për një gjobë të kësaj kompanie, e cila ishte e datës 16 dhjetor 2024. Në këtë rast, prej datës 16 dhjetor Erilinda Lala nuk ishte më aksionere dhe sipas kushteve të dhurimit të aksioneve, ajo apo bashkëshorti i saj nuk kishin asnjë detyrim ligjor për pagesat. Për më tepër, si mund të shkosh të paguash gjobën e një kompanie private, me të cilën nuk ke asnjë lidhje ligjore dhe kjo gjobë lidhet me Qendrën Kombëtare të Biznesit?

Pra, kemi indicie të forta që shitja thjesht mund të jetë fiktive për të shmangur vëmendjen nga Prokuroria, por edhe agjencitë mediatike në fushën e investigimit. Konkretisht, Marsida Dedej është bashkëshortja e Drimon Dedej, hartues i bilanceve financiare për kompaninë “ECO-CLEANING” sh.p.k., ku Godroli ka qenë dhe është administrator.

Për më tepër, edhe pasi u shitën aksionet, adresa e kompanisë nuk ka ndryshuar menjëherë, por ka qenë në kompleksin Usluga, në të njëjtin kat ku ndodhen edhe bizneset e tjera ku punon Godroli. Dyshimet përforcohen sepse, disa muaj pasi i dhuruan aksionet, Dedej do t’ia ndryshonte emrin kompanisë, duke humbur gjurmët, e cila do të fillonte edhe procedurat për të marrë lejen e ndërtimit nga Këshilli Kombëtar i Territorit.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×