900 gola në karrierë, Leo Messi nuk njeh limite, Inter Miami eleminohet nga Champions

Lionel Messi ka realizuar golin e tij të 900-të në karrierë, duke shënuar për Inter Miami kundër Nashville në ndeshjen e parë të fazës së 1/8-ave të CONCACAF Champions League.

38-vjeçari zhbllokoi rezultatin që në minutën e 7-të , porn ë fund barazimi 1-1, nxorri jashtë skaudrën nga Florida nga ky kompeticion. Me këtë gol, “Pleshti” ka arritur në 81 gola me Inter Miami që nga transferimi i tij në Major League Soccer në vitin 2023.

Fituesi tetë herë i Topit të Artë kishte realizuar më parë 672 gola me Barcelona, 32 me Paris Saint-Germain dhe 115 me kombëtaren e Argjentinës. Goli i 900-të i Messit vjen 21 vite pas golit të tij të parë si profesionist, të shënuar me Barcelonën në vitin 2005 në fitoren 2-0 ndaj Albacete.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×