Një ditë pasi dosja e tij kaloi për gjykim, Meta kërkon ndryshim të masës së sigurisë në GJKKO

Një ditë pasi Gjykata e Posaçme vendosi të kalojë për gjykim dosjen penale ndaj Ilir Metës. Ish-presidenti paraqet kërkesë të re për zëvendësim mase sigurie. Sipas ligjit kërkesa do të shqyrtohet nga trupa gjykuese që shqyrton akuzat penale në themel.

Ilir Meta akuzohet nga SPAK për korrupsion, pastrim parash e fshehje pasurie lidhur me çështjen CEZ DIA si dhe kontratat e lidhura nga ish Lëvizja Socialiste për integrim me kompani lobuese në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Bashkë me të do të gjykohet dhe ish-bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi. Tre të pandehurit e tjerë, Piro Xhixho Ema Coku e Fatime Kryemadhi kanë kërkuar gjykim të shkurtuar.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×