Zbulohen 4 mijë bimë kanabisi brenda një banese në Peqin, dyshohet se i përket drejtorit të burgut të Rrogozhinës, Bilal Hasa

Një sasi e konsiderueshme prej rreth 4 mijë bimësh kanabisi është zbuluar dhe sekuestruar nga autoritetet në ambientet e një banese në zonën e Peqinit.

Sipas burimeve, banesa ku u gjetën bimët narkotike rezulton të jetë në pronësi të drejtorit të Burgu i Rrogozhinës, Bilal Hasa.

Pas zbulimit të kësaj sasie të madhe kanabisi, Hasa është shpallur në kërkim nga autoritetet, ndërsa është pezulluar nga detyra.

Ndërkohë, policia dhe organet hetimore vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×