SKY express sjell më pranë Greqinë dhe Shqipërinë

SKY express, kompania ajrore greke e vlerësuar së fundmi me çmimin “Linja Ajrore e Vitit 2025” nga European Regions Airline Association (ERA), vijon të luajë një rol kyç në afrimin e Greqisë dhe Shqipërisë, duke përmirësuar ndjeshëm lidhshmërinë mes dy vendeve.

Në këtë kuadër, SKY express organizoi një event të suksesshëm networking në Tiranë, me qëllim theksimin e rëndësisë së lidhshmërisë ajrore dhe mundësive që ajo krijon për zhvillimin e turizmit dhe biznesit në të dy tregjet. Eventi u organizua në bashkëpunim me Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës dhe Shoqatën e Biznesit Grek në Shqipëri.

Kjo iniciativë mblodhi së bashku agjentë kryesorë turistikë nga tregu shqiptar, si dhe përfaqësues nga Ambasada e Greqisë në Shqipëri, Ministria e Turizmit dhe Agjencia Kombëtare e Turizmit (AKT).

Gjatë eventit, SKY express prezantoi rritjen dinamike dhe investimet e vazhdueshme në rajon, me fokus të qartë në forcimin e lidhshmërisë mes Greqisë dhe Shqipërisë.

Vëmendje e veçantë iu kushtua rrjetit të destinacioneve të kompanisë. SKY express operon aktualisht fluturime direkte gjatë gjithë vitit midis Tiranës dhe Athinës, ndërsa së fundmi ka lançuar një linjë të re direkte që lidh Tiranën me Heraklion, duke zgjeruar më tej mundësitë e udhëtimit mes dy vendeve dhe duke përmirësuar aksesin drejt Kretës.

Screenshot 228
Screenshot 228

Njëkohësisht, kompania theksoi flotën e saj moderne dhe fleksibël prej 29 avionësh të gjeneratës së re, si dhe praninë ndërkombëtare në zgjerim të vazhdueshëm, e cila tashmë përfshin 27 destinacione ndërkombëtare. Këto zhvillime përforcojnë pozicionin e SKY express si një kompani rajonale në rritje të shpejtë, me fokus të fortë te klienti.

Me lidhje direkte si me Athinën ashtu edhe me Heraklionin, udhëtarët nga Shqipëria përfitojnë akses të përmirësuar në një nga rrjetet më të gjera të destinacioneve në Greqi, duke kontribuar në rritjen e flukseve turistike dhe forcimin e lidhjeve ekonomike.

Piervittorio Farabbi, Drejtor i Operacioneve në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, u shpreh:

“Bashkëpunimi me SKY express është një shembull i qartë se si partneritetet strategjike kontribuojnë në forcimin e lidhshmërisë dhe në zhvillimin e tregut të udhëtimeve. Ne mbetemi të përkushtuar për të mbështetur rritjen e partnerëve tanë ajrorë dhe për të krijuar më shumë mundësi për pasagjerët që udhëtojnë mes Greqisë dhe Shqipërisë.”

Screenshot 229
Screenshot 229

Arbi Xhelo, Drejtuesi i SKY express për Shqipërinë, shtoi:

“Kjo iniciativë thekson përkushtimin tonë ndaj tregut shqiptar. Duke zgjeruar vazhdimisht rrjetin tonë dhe duke përmirësuar lidhshmërinë, ne krijojmë mundësi të reja për udhëtime, turizëm dhe bashkëpunim më të ngushtë mes Greqisë dhe Shqipërisë.”

Eventi nënvizoi në rritje të korridorit të udhëtimeve Greqi–Shqipëri, duke theksuar rëndësinë e partneriteteve strategjike dhe marrëdhënieve të forta në industri për zhvillimin e ardhshëm.

SKY express – Duke lidhur Greqinë me Europën dhe botën

SKY express, anëtare e International Air Transport Association (IATA), u nderua në vitin 2025 nga European Regions Airline Association (ERA) me çmimin kryesor “Linja Ajrore e Vitit” në Europë, si dhe me vlerësimin “Best Regional Connectivity”.

SKY express mban një pozicion lider në tregun grek, duke operuar rrjetin më të madh të fluturimeve të brendshme në vend me 33 destinacione, ndërkohë që zgjeron vazhdimisht praninë ndërkombëtare me 27 destinacione dhe partneritete me linja ajrore kryesore në mbarë botën.

Kompania operon flotën më të re ndër linjat ajrore greke, e përbërë nga 29 avionë të teknologjisë së fundit, që kombinojnë



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×