
Kreu i PD Sali Berisha, ka deklaruar se në dosjen “Balluku” nuk përfshihet asnjë emër i opozitës. Ai sqaroi se deputetët kanë pasur në dispozicion vetëm raportin e SPAK, për të cilin kanë firmosur se mbajnë përgjegjësi penale në rast se e nxjerrin jashtë.
Berisha theksoi se çdo spekulim se opozita është e përfshirë në këtë çështje është i pavërtetë dhe e akuzoi mazhorancën se po përdor shpifje për të lehtësuar pozitën e kryeministrit Edi Rama.
Sali Berisha: Do të më falni, por dosja Balluku nuk u është dhënë deputetëve. Atyre u është dhënë një raport për të cilin ata kanë firmosur para prokurorit se mbajnë përgjegjësi penale në rast se e nxjerrin raportin.
Tani nëse ndokush mund t’i shkojë mendja se në dosjen Balluku ekzistojnë emra opozitës, gabojnë shumë, shumë rëndë. Ju garantoj se nuk ekziston asnjë emër i tillë, kurrë.
Por do të ju them një gjë. Unë jam kryetari i kësaj partie, unë jam kryetar i kësaj partie, unë deputetëve, anëtarëve të atij komisioni nuk i kam kërkuar as për veten time, të shkelin deklaratën që kanë bërë në përgjegjësi penale. Jam kryetar partie dhe nuk ua kam kërkuar një gjë të tillë. Sepse ajo është ligjore dhe janë të detyruar të zbatojnë ligjin.
Ju mos u bëni viktimë në shpifje në ndihmë të Edi Ramës, sepse sot një kor i tërë krijon dhe shpif çdo ditë, gjëra se si e si të lehtësojë pozitën e Edi Ramës.
Por ti them një njeriu që ka firmosur me zotim, që mbaj përgjegjësi penale për këtë, unë atë nuk e bëj, nuk ua them.
Ju siguroj se nuk ka ngelë gjë reale, e rëndësishme pa dalë. Se dosja nuk është dhënë, por janë dhënë në relacionin që ka sjellë prokuroria.
and then