
Pas publikimit të listës për ndeshjen ndaj Shqipërisë, trajneri i Polonisë, iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve.
“E kemi analizuar Shqipërinë dhe kemi njohuri të shumta për futbollistët e saj. Duhet theksuar se bëhet fjalë për një ekip shumë të mirë dhe me stabilitet.
Trajneri Sylvinho është në krye të skuadrës për tre vite. Për më tepër, ata kanë arritur të fitojnë një grup kualifikues ndaj Polonisë dhe Republikës së Çekisë, si dhe kanë regjistruar një fitore në udhëtim ndaj Serbisë.
Shqipëria ka futbollistë cilësorë që aktivizohen në ekipe të mira. Ata luajnë me një model të ngjashëm me futbollin italian. Mbrohen mirë dhe pësojnë pak gola. Ndoshta nuk shënojnë shumë, pasi janë të përkushtuar në aspektin mbrojtës. Na pret një sfidë jashtëzakonisht e vështirë. Nuk mund ta nënvlerësojmë kundërshtarin apo të mendojmë se fitorja është e sigurt. Do të jetë një përballje shumë e fortë”- tha ai.
and then