VIDEO/ Muriqi humbet penalltinë, gabimi i kushton humbjen Mallorcas

Kjo e shtunë nuk ishte dita e sulmuesit të Kosovës, Vedat Muriqi. Mallorca u mposht 2-1 nga Elche në La Liga, ndërsa Muriqi pati mundësinë e parë të barazonte shifrat në fund të ndeshjes, por gaboi nga pika e bardhë e penalltisë.

E majta e 31-vjeçarit shkoi mbi portë, duke shkaktuar zemërim të madh te Mallorca, ndërsa te Elche gëzuan 3 pikët. Paraqitja e lojtarit dardan ishte e dobët në përgjithësi dhe u vlerësua me notën e ulët 5.5. Muriqi, i cili ka shënuar 18 gola këtë sezon në kampinatin spanjoll, mbeten në vendin e dytë të golashënuesve, teksa më mirë ka bërë vetëm Mbappe.

Për të, ky është sezoni i pestë me fanellën e Majorkës, shumicën e ndeshjeve i ka nisur si titullar, sakaq mbetet ky edicioni më i mirë edhe në shifra. Ai tashmë do bëhet gati për ndeshjen e 26-marsit, me Kosovën që do përballet ndaj Sllovakisë në ndeshjen e vlefshme për Play off të Botërorit.

 



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×