
Deputetja e Partise Demokratike Ina Zhupa, në kuadër të 21 Marsit, Ditës Botërore të Individëve me Sindromën Down, theksoi rëndësinë e përfshirjes dhe mbështetjes reale për këtë komunitet në Shqipëri. Ajo shprehu mirënjohje për mjekët, mësuesit dhe prindërit për përkushtimin e tyre, duke veçuar edhe shembullin frymëzues të Gersi Troka.
Zhupa vlerësoi gjithashtu rolin e Special Olympics Albania dhe Down Syndrome Albania, ndërsa ngriti shqetësimin për mungesën e shërbimeve, vështirësitë në arsim dhe mungesën e mundësive për punësim. Ajo bëri thirrje për politika konkrete dhe investime, duke theksuar se përfshirja nuk është bamirësi, por një e drejtë themelore.
Reagimi i plotë i Ina Zhupës:
21 Marsi, Dita Botërore e Individëve me Sindromën Down!
Në këtë ditë, një falënderim i veçantë shkon për:
Mjekët dhe terapistët që kujdesen me përkushtim;
Mësuesit që hapin dyert e dijes dhe përfshirjes;
Prindërit që çdo ditë luftojnë, sakrifikojnë dhe duan pa kushte.
Një shembull frymëzues është Gersi Troka, kampion i notit në Lojërat Olimpike Speciale Berlin 2023, një djalë i jashtëzakonshëm dhe aktivist që na bën krenarë çdo ditë.
Vlerësim i madh për Special Olympics Albania, që përmes sportit u jep mundësi këtyre të rinjve të shkëlqejnë, të fitojnë vetëbesim dhe të ndihen pjesë e barabartë e shoqërisë. Po ashtu, Fondacioni Down Syndrome Albania vazhdon të bëjë një punë të jashtëzakonshme në mbështetje të familjeve, edukimit dhe ndërgjegjësimit në vend.
Realiteti në Shqipëri mbetet sfidues sepse ka: mungesë shërbimesh të specializuara dhe të përballueshme, vështirësi në sistemin arsimor gjithëpërfshirës, pak mundësi punësimi dhe integrimi real dhe kosto të larta për familjet.
Shteti shqiptar duhet:
Të investoj në shërbime cilësore dhe të aksesueshme për të gjithë.
Të forcoj arsimin gjithëpërfshirës me mbështetje reale për mësuesit dhe nxënësit.
Të krijoj politika konkrete për punësim dhe integrim.
Të gjithë së bashku të ndërgjegjësojmë shoqërinë për të pranuar dhe përfshirë, jo për të paragjykuar. Sepse përfshirja nuk është bamirësi, është e drejtë.
and then