Opozita sot protestë kombëtare, Tedi Blushi thirrje qytetarëve: Të gjithë para Kryeministrisë! Dita për të gjëmuar fort revolta dhe zemërata

Opozita shqiptare ka thirrur për sot një protestë kombëtare në Tiranë, duke ftuar qytetarët të mblidhen para Kryeministria e Shqipërisë në orën 18:00.

Përmes një postiminë rrjetet sociale, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, u bëri thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës, duke e cilësuar këtë ditë si një moment të rëndësishëm për reagimin qytetar.

Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama për keqqeverisje dhe abuzim me pushtetin, ndërsa renditi një sërë problematikash sipas tij të pranishme në vend, si varfëria, korrupsioni, çmimet e larta, emigracioni dhe mungesa e sigurisë.

“22 Marsi na kujton se demokracia fitohet, por edhe mbrohet çdo ditë.
Sot, ora 18:00, të gjithë para Kryeministrisë.
Kundër një Kryehajduti skizofren Edi Ramës që e përdor ligjin si mburojë për vjedhjet e tij dhe që e kriminalizoi shtetin në çdo qelisë.
Të gjithë në shesh sepse varfëria, korrupsioni, droga, shpopullimi, sulmi ndaj familjes dhe fëmijëve, abuzimi me pushtetin dhe taksat, mungesa e sigurisë për jetën, plaçkitja e pronës publike dhe private, çmimet e papërballueshme, padrejtësia, burgimi për parkim dysh dhe arroganca nuk mund të pranohen kurrë si normalitet.
Protesta është e vetmja zgjidhje dhe e vetmja shpresë!
Të ngrihemi për të shembur nën këmbët tona një regjim!
Sot është dita për të gjëmuar fort revolta dhe zemërata!
Pranverën dhe Demokracinë që sjell 22 Marsi nuk e ndal dot askush!”, shkruan Blushi.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×