Berisha dhe protestuesit tentojnë të shkojnë te Policia e Tiranës, priten me gardh metalik. Futen në ish-Bllok, shmanget Vila 31. Shpërthen një molotov

Protestuesit, mes të cilëve është dhe kreu i PD-së, Sali Berisha, iu drejtuan policisë së Tiranës, por u përballën me gardhe metalike të vendosura aty nga efektivët, për t’iu paraprirë çdo situate.

Ndërkohë, turma e protestuesve ndiqet nga një autobot me ujë, dhe disa efektivë policie. Ndërkohë që protestuesit iu drejtuan ish-Bllokut. Ata mbanin ndezur flakadanë, ndërsa më pas hodhën një molotov drejt një stacioni urbani, ndërsa iu shmangën vilën 31.

Mes thirrjeve ‘Rama ik!’ protestuesit vijuan marshimin e tyre përgjatë Sheshit Ëillson dhe në zona të tjera të ish-Bllokut.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×