Molotovë dhe përplasje me policinë, 14 të arrestuar pas protestës së opozitës, 9 persona në hetim në gjendje të lirë

14 persona janë arrestuar në lidhje me tensionet gjatë proetstës kombëtare të zhvilluar dje nga opozita.
Gazetarja Xhensila Koda raporton se 9 persona të tjerë po hetohen në gjendje të lirë.

Në total janë shoqëruar 23 persona, 4 prej të cilëve të mitur. Pas verifikimeve ata janë liruar.

Që në nisje të protestës kishte molotovë dhe fishekjzarre në drejtim të institucioneve të ndryshme, ndërkohë që policia është përgjigjur me gaz lotsjellës dhe ujë me piper.

Nuk kanë munguar edhe përplasjet fizike mes protestuesve dhe efektivëve, ndërsa në një moment kanë qenë deputetët e PD, Luçiano Boçi, Flamur Noka dhe Xhelal Mziu ata që edhe kanë pasur momente tensioni dhe kanë lëshuar akuza drejt policëve.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×