Marshimi i PD/ Ambasada gjermane: Protesta politike e drejtë themelore, por përfaqësuesit e partive të distancohen nga dhuna

Ambasada gjermane ka reaguar lidhur me protestën e opozitës të mbajtur një natë më parë në Tiranë.

Në reagimin e saj, ambasada nënvizon se protestat politike dhe e drejta për të demonstruar janë të drejta themelore në çdo shoqëri demokratike, ndërsa shton se nuk mund të përligjin asnjëherë dhunën ndaj personave apo objekteve.

Reagimi:

Ambasada Gjermane dënon dhunën e papranueshme në kuadër të demonstratave të djeshme. Protestat politike dhe e drejta për të demonstruar janë të drejta themelore në çdo shoqëri demokratike. Por ato nuk mund të përligjin asnjëherë dhunën ndaj personave apo objekteve. Ne kërkojmë prej përfaqësuesve të partive politike përgjegjëse të distancohen në mënyrë të paekuivoke nga dhuna.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×