Gara për kreun e Policisë së Shtetit, nis faza e intervistimit për 14 kandidatët (EMRAT)

Këtë të martë ka nisur zyrtarisht faza e intervistimit për 14 kandidatët që garojnë për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, pas shkarkimit nga detyra të Ilir Prodës.

Procesi po zhvillohet sipas rendit alfabetik, ndërsa i pari që është paraqitur për intervistë ka qenë Afrim Tafa, aktualisht drejtor i Policisë së Durrës.

Në garë për drejtimin e institucionit më të lartë të rendit në vend janë 14 kandidatë:

Afrim Tafa
Alfred Çepe
Arjanit Arapi
Elidon Çela
Gentian Berberi
Gentjan Shehaj
Idajet Faskaj
Lorenc Panganika
Neritan Nallbati
Pëllumb Seferi
Rebani Jaupi
Saimir Boshnjaku
Skënder Hita
Tonin Vocaj

Faza e intervistimit pritet të vijojë gjatë ditëve në vijim, ndërsa në përfundim të saj do të përzgjidhet kandidati që do të drejtojë Policinë e Shtetit.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×