
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha denoncoi rritjen e çmimit të karburantit në vend. Në një dalje për mediat Berisha tha se Shqipëria është shndërruar në instrument të tiranisë ndaj qytetarëve të saj. Shkak i kësaj rritje sipas Berishës është ngarkesa fiskale dhe nafta kontrabandë.
“Jam këtu për një çështje madhore, nafta në Shqipëri është shndërruar në instrument të tiranisë ndaj shqiptarëve, në një instrument të çmimeve stratosferike, të pakësimit të racionit ushqimor në tavolinë, të largimit të tyre nga Shqipëria. Çmimi i naftës në vendin ku gjenden fushat më të mëdha në Europë naftëmbajtëse në tokë, si Patos, me 6 mld fuçi, çmimi i naftës në vendin me një seri portesh për importin, tejkalon me 60 për qind çmimin e naftës në Kosovë dhe Maqedoni. Shkaqet e këtij çmimi të lartë, para së gjithash lidhet me ngarkesën absurde të pa mëshire fiskale mbi litrin e naftës të vendosur nga NATO. Disa janë faktorët më kryesorë, por në mënyrë absolutë 2 prej tyre që përcaktojnë në masën 90 për qind janë qeveritarët.
Së pari ngarkesa fiskale. Në vendet më të zhvilluara në mesatare ngarkesa është 40-45 për qind. Ndërkohë të ardhurat mesatare në këto shtete janë 6 herë më të larta se ato të qytetarëve shqiptare. Gjobë e tmerrshme mbi shqiptarët.
Faktori i dytë madhor është kontrabanda e naftës. Asnjë litër naftë nuk hyn në Shqipëri me bote, 350 mijë ton kontrabandë hyjnë në portet që kontrollon qeveria. 350 mijë ton naftë kontrabandë janë të barabarta me 410 mln euro që shkojnë në familjen e kryekontrollorit që është Rama”, tha ai.
and then