
Kisha katolike shqiptare i ka dërguar ftesë zyrtare Papa Leoni XIV-të, për të vizituar Shqipërinë në kuadër të kremtimit të 130-vjetorit të shpalljes së Zojës së Këshillit të Mirë, si “Pajtore e Shqipërisë”. Lajmin për dërgimin e ftesës në Vatikan e bëri të ditur zëdhënësi i Konferencës Ipeshkvore dom Mark Pashkja, gjatë prezantimit të programit të aktiviteteve që do të mbahen përgjatë vitit jubilar.
Arqipeshkvi i Arqidioqezës Shkodër-Pult, Giovani Peragine thotë se ky vit jubilar përbën një moment të veçantë për kishën katolike, pasi synon ripërtëritjen e devotshmërisë së besimtarëve ndaj Zojës së Këshillit të Mirë.
Për kishën katolike 130-vjetori i Pajtores së Shqipërisë është një moment historik dhe festimet për të nisin më 26 prill, datë që njihet si festa e Zojës së Shkodrës.
and then