
Zëdhënësja për Anti-Korrupsionin në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli në një dalje për mediat ka vijuar me denoncimet për Erlinda Lalëm, drejtoreshën e Tatimeve për Tiranën. Në një dalje për mediat, Vangjeli deklaroi se Lala thekson se një tjetër skandal i rëndë trondit administratën publike, e cila akuzohet për një projekt ndërtimi me vlerë 10 milionë euro në bregdetin shqiptar.
Ajo tha se Lala, nga këshilltare e ministrit Petrit Malaj, u bë drejtoreshë e Tatimeve të Tiranës, përmes lëvizjeve të dyshimta financiare.
“Një tjetër skandal i rëndë trondit administratën publike të Edi Ramës. Rasti i drejtoreshës së Tatimeve Erilinda Lala ekspozon një skemë të dyshuar për fshehje pasurie dhe lidhje me një projekt ndërtimi me vlerë 10 mln euro në bregdetin e errëtit. Nga këshilltare e ministrit Petrit Malaj në krye të Tatimeve Tiranë, karriera e saj përkon me lëvizje të dyshimta financiare dhe vendimmarrje që krijon pikëpyetje serioze. Transferimi i aksioneve të “2D Construction” në moment të fundit përmes personave të afërt dhe me miratimin e bashkëshortit të saj, ngre dyshime për fshehje pronësie. Kjo kompani dyshohet se ka marrë leje në kundërshtim me planifikimin urban dhe ligjet në fuqi”, tha ajo.
and then