
Emisioni “TakFak” në News24, transmetoi të mërkurën një denoncim të një qytetari, Refik Kacnia i cili është banor i një pallati në katin e dytë në Tiranë.
Prej 35 vitesh ai ka një problem me një person që ka ndërtuar një objekt ngjitur ngjitur në dritaren e apartamentit ku ai jeton.
Refiku thotë se ky ndërtim që sipas tij është pa leje dhe jashtë çdo kriteri urban.
Ai ka biseduar disa herë me të ashtëquajturin pronar të këtij objekti, por ky i fundit siç shikohet edhe nga pamjet e ofruara nga vetë Refiku jo vetëm e ka kërcënuar, por edhe i ka drejtuar dorën duke improvizuar shkrepjen e pistoletës.
Për këtë problem që nuk është vetëm i tij, por edhe i banorëve të tjerë të pallatit, Refiku ka shkuar në disa institucione, por në asnjërin prej tyre nuk ka marrë përgjigje. “TakFak” kontaktoi edhe me banorë të tjerë të pallatit të cilët shprehën të njëjtin shqetësim.
and then