U vodh në Gjermani/ Sekuestrohet automjeti luksoz me vlerë rreth 250 mijë euro në Tiranë, shpallet në kërkim 34-vjeçari

Një automjet luksoz me vlerë 250 mijë euro është sekuestruar në Tiranë.

Mjeti dyshohet se është vjedhur në Gjermani, ndërsa mbi ngjarjen është shpallur në kërkim një 34-vjeçar që dyshohet se ka trafikuar automjetin, në Shqipëri, me qëllim shitjen.

“Si rezultat i punës hetimore dhe operacionale, kryer në vijim të operacionit “Stolen line”, me objektiv goditjen e rasteve të trafikimit në Shqipëri, të automjeteve të vjedhura jashtë shtetit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme konstatuan një tjetër rast në këtë fushë.
Në vijim të veprimeve për këtë rast, u sekuestrua 1 automjet tip “Mercedes-Benz AMG G63”, me vlerë rreth 250 000 euro, pasi nga verifikimet rezultoi i vjedhur në Gjermani.
Nga veprimet hetimore u identifikua dhe u shpall në kërkim shtetasi A. L., 34 vjeç, i cili dyshohet se e ka trafikuar këtë automjet, në Shqipëri, me qëllim shitjen.
Punohet për kapjen e 34-vjeçarit dhe dokumentimin e plotë të rastit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×