
Kreu i PD-së, Sali Berisha ka dalë sot në një komunikim për mediat, ndërsa sulmoi Ramën për çështjen Balluku.
Ai tha se shumë media nuk flasin fare për Lubinë, pasi mbrojnë sipas tij dosjen ku është i përfshirë vetë Rama.
“Prej dy javësh, Rama përpiqet të bllokojë dyert drejt BE, për shkak të Lubi Ballukut, pasi është protagonist i dosjes. Emri Lubi apo Balluku nuk lejohet të diskutohet në asnjë studio. Nuk është në asnjë lajm. Është akti më i rëndë. Grushti i shtetit, akti me të cilin Edi Rama, mori publikisht para shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve, të gjitha pushtetet në një dorë. Ai asgjësoi një institucion i ngarkuar për akuzën e zyrtarëve imunitarë në rast se ata përfshihen në akte korruptive. Ai de-facto i mbylli dyert integrimit të Shqipërisë në BE. Është shkalla më e lartë e censurës që do ia kishin lakmi dhe ajatullahët e Iranit. Kjo censurë, ky injorim, i dosjes Balluku, që është de-facto dosja Rama, tregon se për këto media, këta puthadorë të regjimit, interesi publik nuk ekziston, paçka se ata janë për shkak të valës aty, që është publike. Është gjë tmerrësisht e rëndë. Është shkelmim flagrant i interesit të shqiptarëve. Lakevje të Ramës dhe të Ballukut, përpiqen dhe në këtë rast të gjejnë opozitën. Opozita nuk publikon dosjen. U them këtyre puthadorëve; ju duken pak ju 50 mln euro të tunelit të Llogarasë? Ju duken pak ju 1 mld euro në rrugë dhe dëshmitë në dokumente se si janë ndërtuar 1 km me 20 mln euro, të shpërndara të Bolinot dhe stërbolinot. Çka këtu turpe? Kur nuk kanë turp, s’dinë çbëjnë. Pra nuk ndalen te akti i grushtit të shtetit që bëri ndaj drejtësisë. Ato që janë publikuar për Ballukun, ato janë të mjaftueshme siç tha prokurori : O mjeranë! Për 36 vite burg. Ato kanë dalë dhe nuk i fshini dot më. Anëtarët e komisionit të opozitës kanë firmosur, me përgjegjësi penale se do i përmbahen kërkesës së prokurorisë dhe opozita nuk e shkel këtë.”, tha ai.
and then