
Shqipëria sfidon Poloninë në Varshavë, me synimin e vetëm fitoren në gjysmëfinalen e Play Off të Botërorit. Trajneri i njohur, Ard Mema i ftuar në Sport News në News 24 foli për ndeshjen, grupin kuqezi, për prurjet e reja dhe për rikthimet e Muçit dhe të Mehmetit.
Do kemi kundër mbi 40 mijë tifozë, fals për tifozeri që dinë të ta kthejnë stadiumin në ferr, grupime ultrase shumë të njohura në botë. A është kjo, faktori fushë, dhe tifozeria, arma më e fortë e Polonisë?
Normalisht që po, ato luajnë në fushën e vet dhe kjo mund të jetë avantazhi. Lojtarët tani nuk është se janë pa eksperiencë. Duhet të jemi të fokusuar. Trajneri është 15-20 përqind, pjesa e aktorëve janë lojtarëve që janë 80 përqind. Rrallë herë të vjen kjo mundësi.
Në letër, kemi triumfuar vetëm 2 herë përballë Polonisë, e fundit është shumë e freskët në kualifikueset e Evropianit. A pritet të ndikojë e kaluara, fakti që e njohim si rival, edhe pse duhet pranuar që në këto 3 vite, Polonia ka ndryshuar jo pak…
Çdo ndryshim sjell diçka të re. Lewa ka eksperiencën e duhur. Të ndryshosh një ekip, duhet të ndryshosh mentalitetin. Parashikim nuk bëj dot si trajner, pasi nuk dihet si do shkojnë gjërat, ndoshta do kemi edhe pak fat. Ndoshta mund të bëjmë mirë dhe nuk do kemi fat. Dëshirat janë të mëdha por ndeshja do tregojë më shumë.
Për fat të keq, nuk vijmë në këtë gjysmëfinale në momentin tonë më të mirë. Kemi disa mungesa si Manaj, Daku, Berisha, por më shqetësuese duket forma e disa lojtarëve që vijnë në këtë grumbullim të sapo rikthyer nga dëmtimet, ose me pak minuta në këmbë. Mendon se do të ndikojnë këto detaje?
80 përqind e skuadrës nuk kanë minutazh, le ta themi këtë.
and then