“3 mijë euro për person!”/ U kap mat me 3 emigrantë të paligjshëm në makinë, arrestohet i riu turk në ‘Kashar-Thumanë’

Një 26-vjeçar turk është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi akuzohet për transport të paligjshëm klandestinësh. Në kuadër të kësaj faze u arrestua në flagrancë shtetasi turk G. K., 26 vjeç, i cili u kap në aksin rrugor “Kashar-Thumanë”, duke transportuar me automjet, kundrejt pagesës 3000 euro për person, 3 emigrantë që synonin të lëviznin në mënyrë të kundërligjshme drejt shteteve të BE-së.

NJOFTIMI I POLICISE
Finalizohet një tjetër fazë e operacionit të koduar “Relay”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufijve. U kap në flagrancë duke transportuar me automjet, kundrejt pagesës 3000 euro për person, 3 emigrantë që synonin të kalonin ilegalisht në shtetet e BE-së, arrestohet shtetasi turk.

Sekuestrohen automjeti me të cilin transportoheshin emigrantët dhe 3 celularë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacionit të siguruar në rrugë operative, se një shtetas transportonte emigrantë, kundrejt pagesave, finalizuan fazën e nëntë të operacionit “Relay”.

Në kuadër të kësaj faze u arrestua në flagrancë shtetasi turk G. K., 26 vjeç, i cili u kap në aksin rrugor “Kashar-Thumanë”, duke transportuar me automjet, kundrejt pagesës 3000 euro për person, 3 emigrantë që synonin të lëviznin në mënyrë të kundërligjshme drejt shteteve të BE-së.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë hetimet për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetas të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë rast.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×