Arrestohet 23-vjeçari në Tiranë! Bashkë me vëllain goditën dy shtetas të tjerë dhe qëlluan me armë drejt tyre

TIRANË- Një 23-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Fast Reaction”.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se më datë 24.06.2025, gjatë një konflikti për motive të dobëta, së bashku me vëllanë e tij, shtetasin E. Rr. (në kërkim), kanë goditur me qytën e pistoletës, shtetasit Y. C. dhe O. C. (vëllezër), si dhe kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të tyre, pa i dëmtuar.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×