Zv/kryeministri i RMV dënon paraburgimin e Ilir Metës, Blushi regon në mbështetje të deklaratës të tij

Qëndrimi në paraburgim i ish-Presidentit Ilir Meta, është kthyer në një çështje diskutimi edhe në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut, ku nuk kanë munguar përplasjet.

Gjatë një seance plenare, zëvendëskryeministri dhe ministri i Infrastrukturës, Aleksandar Nikoloski, ka kritikuar ashpër opozitën në vendin e tij për afrimin me kryeministrin shqiptar, Edi Rama.

Ai iu drejtua një deputeti të opozitës me akuza të drejtpërdrejta, duke thënë se opozita po bashkëpunon me figura që, sipas tij, përfaqësojnë një vazhdimësi të së kaluarës komuniste në Shqipëri.

Nikoloski, një nga figurat kryesore të VMRO-DPMNE, ngriti gjithashtu çështjen e paraburgimit të Ilir Metës, për të cilin pretendoi se mbahet pa një dosje të qartë ligjore. Ai theksoi se Meta, i cili ka mbajtur poste të larta shtetërore si kryeministër, kryetar Parlamenti, ministër i Jashtëm dhe President, është trajtuar në mënyrë të padrejtë.

“Ai që paraqitet si ultra-demokratik, fillimisht e sulmoi dhe më pas e la në paraburgim. Nuk ka dosje, por mbahet prej dy vitesh në paraburgim. A është ky një model që duhet mbështetur?”, u shpreh Nikoloski gjatë fjalimit të tij.

Në lidhje me këto deklarata ka reaguar edhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi. Përmes një qëndrimi publik, ai përshëndeti deklaratat e zëvendëskryeministrit të Maqedonisë së Veriut, duke i cilësuar si një qëndrim parimor ndaj, sipas tij, “rrëmbimit dhe burgosjes politike” të Ilir Metës.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×