INTERVISTA/ “Shqiptarët mund të përfaqësohen me Kosovën në Botëror”, gazetari Gjonaj: Presim Turqinë në tempullin “Fadil Vokrri”, koha për historinë

Kosova, pasi zhvilloi një fushatë fantastike të kualifikueseve, në gjysmëfinalen e Play Off mposhti 3-4 Sllovakinë, ndërsa për të shkuar në Botëror duhet të kalojë pengesën e fundit, atë të Turqisë. Në një lidhje me Sport Neës në Neës 24, gazetari Ndrec Gjonaj në bisedën me Trevisa Tufën, foli për atmosferën dhe pritshmëritë në prag të ndeshjes me Turqinë.

Ti ke në studio Lecin, Klod Duron u shumë të tj. Por dhe Ledio Panon të gjithë në televizor e kanë parë, jo kundër Ronaldos, por duke tronditur Gjermaninë…

Goli që shënoi Kosova i Muslijës, ishte tipik i Duros. Të jemi të sinqertë dhe real, ne pritëm që të ishin të dyja, por me çfarë po shikoj, me shumë gjasa një ekip shqiptar do jetë në kampionatin botëror. Herën e fundit e patëm Shqipërinë në Europian, por këtë herë, në 2026-tën, shqiptarët do përfaqësohen me Kosovën.

 

 

Shpresoj ta shikojmë Kosovën në Amerikë.

Ne kishim këtu dy ekrane dhe i kemi ndjekur të dy eipet. Në Kosova u bë festë e madhe, akoma pa u bërë 10 vite shtet, jemi vetëm një ndeshje larg Botërorit. Gjithçka ndryshoi me ardhjen e Fodas, bëjmë lojë sulmuese. Kemi mundur shumë skuadra të mëdha, ndërsa mbrëmë mundëm 3-4 Sllovakinë.

Nuk ju njeh politikisht si shtet Sllovakia, ishte kjo hakmarrja më e bukur që mund t’i bënit?

Kosova nuk është pritur mirë në Rumani dhe në shtete të tjera që nuk është njohur. Në Bratisllavë jemi pritur mirë. Si shtet nuk e njeh Kosovën, por tani duhet ta shqyrtojë njohjen e Kosovës. Të shikojmë, jemi 90 minuta larg Botërorit.

A mund të shkojë Kosova në Botëror?

Turqia nuk është as Sllovaki, as Slloveni, por duhet respektuar. Ne qëndrojmë me këmbë në tokë, kemi përballë një kombëtare të madhe. Turqia ka vlerë 500 milionë, ndërsa Kosova 150 milionë. Kemi të bëjmë me një Turqi që mundi Rumaninë, i cila nuk u paraqit keq në ndeshje. Ne nuk na mbetet asgjë tjetër vetëm të presim. Të gjithë bashkë duhet të motivojmë Kosovën. Turqit të vijnë këtu dhe të njoftohen me tempullin “Fadil Vokrri”. Ky sukses do ishte i rëndësishëm jo vetëm në sport, por edhe në politikë.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×