Ulet ndjeshëm niveli i ujit në liqenin e Ulzës. Skenari nëse s’ka reshje shiu në prill

Niveli i ujit në liqenin e Ulzës ka rënë ndjeshëm javët e fundit. Menjëherë pas ndalimit të reshjeve të shiut që ranë për 3 muaj me radhë, kompania KURUM ka nisur shfrytëzimin në maksimum të prodhimit të energjisë elektrike.

Kjo ka bërë që niveli i ujit të ulet në mënyrë drastike, duke vënë në pikëpyetje shtimin natyral të peshkut. Peshkatarët e Ulzës thanë se nëse nuk veprohet me strategji që në momentin e fillimit të shtimit natyral të peshkut niveli i ujit të jetë deri në fshatin Urakë, atëherë dëmi do të jetë i madh pasi shumë nga llojet e peshqve që rriten në këtë liqen i lëshojnë vezët në këtë zonë.

Nëse nuk do të ketë reshje shiu brenda muajit prill kur dhe nis procesi i shtimit natyral të peshkut Krap në liqenin e Ulzës, atëherë dëmi ekonomik do të jetë i madh.
Peshkatarët apelojnë që kompania KURUM të ruajë kuotat e nevojshme që ky proces biologjik të realizohet dhe të mos dëmtohet ekonomia nënujore e liqenit të Ulzës. Situata të tilla problematike me mbajtjen nën kuotë të ujit gjatë periudhës së shtimit natyral të peshkut në liqenin e Ulzës janë krijuar disa vite që kur hidrocentralet Ulëz e Shkopet u privatizuan nga kompania turke KURUM.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×