“Shumë shpejt do të ketë rezultate!”, gazetarja Lala plas bombën: Një deputete e PS është nën hetim nga SPAK!

Një deputete socialiste është nën hetim nga SPAK. Kështu deklaroi gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në ‘Kjo Javë’ në News24, përballë gazetares Nisida Tufa. Gazetarja Lala tha se nuk mund të bënte publike emrin e saj, pasi ende nuk është regjistruar emri i saj si person nën hetim.

“Zoti Dumani i ka hov të jashtëzakonshëm SPAK. Zoti Braho do të duhet të shoh se si funksiononte struktura. Erdhi në një moment ku dosja Balluku u vu në lëvizje. SPAK ka detyrim kushtetues të ushtrojë ndjekjen penale, drejtësinë e bën gjykata. Do të duhen kohë, që të gjithë palët në proces, përpiqen që të zvarrisin. Sidomos zyrtarët e lartë duan që të zvarrisin çështjet. Por ka çështje! Një deputete aktuale e PS-së është nën hetim. Është pyetur disa kohë më parë në SPAK, është duke u hetuar. Shumë shpejt do të ketë rezultante konkrete. Ende nuk është regjistruar emri i saj si person nën hetim, por është regjistruar vepra penale. Është duke u kryer hetimi i thelluar në raport dhe me persona të bashkëlidhur. Ka dosje të cilat janë në punë e sipër. Jam shumë larg politikës nuk dua të jem afër saj. Priten rezultate nga dosja e AKSHI-t.

Në kohën kur SPAK e drejtonte zotin Dumani, askush nuk ndalej te çështja por se si zoti Berisha e etiketonte të me nofka. Altin Dumani e bëri SPAK kryefjalë, shkoi deri te zv.kryeministrja, njeriu u besuar i Ramës. Dhe për zotin Braho, do të duhet të shkojë në këto nivele. SPAK do të duhej të kishte goditje në nivele të larta, pasi mund të ketë shpresë te qytetarët.”, tha Lala.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×