“Shqiptarët s’kanë besimin te kjo qeveri!”, Kapri: Të hënën protestë para Kuvendit në mbështetje të banorëve të Rrjollit

Deputeti i partisë Mundësia, Erald Kapri, ka dhënë një intervistë për emisionin ‘Kjo javë’ në News24, duke folur për shqetësimet e qytetarëve dhe krizën që po përjetojnë familjet shqiptare.

“Njerëzit nuk duan të lëmohen kur vjen puna te përballja me qeverinë, por kërkojnë të lihen rehat në punët e tyre. Kur të drejtat bazike nuk respektohen, aty nis revolta. Ndihem me një peshë të madhe mbi supe, sepse duhet të flasim për të ardhmen,” tha Kapri, duke kritikuar politikanët që flasin ende për probleme bazike si rrugët dhe uji, sikur të ishim në vitin ’90.

Ai theksoi rëndësinë e çështjes së naftës, duke theksuar se familjet shqiptare shpenzojnë 10-15% të buxhetit të tyre për karburant, në kontrast me deklaratat e ministres së Ekonomisë që e konsideron këtë vetëm 2-3%.

“Njerëzit e kanë shqetësim çështjen e të drejtave. Kur vjen puna te përballja që njerëzit kanë me qeverinë, nuk duan lëmoshë, por duan që të lihen rehat në punët e tyre. Por kur të drejtat bazike nuk respektohen, këtu nis revolta. Ndjej një peshë të madhe mbi supe, që duhet të flasim për të ardhmen. Mua më duket e tmerrshme kur dëgjoj ende deputetë që flasim për gjëra bazike, si në vitin ’90, për rrugë, për ujë. Njerëzit nuk kanë këto pritshmëri. Jemi në shekullin e IA. Çështja e naftës është shumë e rëndësishme. Makinën nuk e lë dot në shtëpi, pasi është mjet i domosdoshëm, por do të shkurtosh diçka nga buxheti familjar. Por e rëndë është arroganca e ministres së Ekonomisë, që thotë se çmimi i naftës është 2-3 % e buxhetit familjar. Me kë tallet ajo? Një familje shqiptare harxhon 10-15 % të buxhetit familjar për naftën. Qytetarët e kanë humbur besimin te politika. Ne mendoj se jemi në rrugën e duhur, pasi dallojmë nga të tjerët. Politika është për njerëzit. Ndaj janë politika dhe qeveria. Politika nuk është për batuta në Parlament. Një bilanc do duhet bërë, një familje a fiton më shumë në fund të muajit apo jo? Këtë gjë duhet të kemi parasysh.”, tha Kapri.

Duke u ndalur te çështja e pronës që lidhet me protestat e vazhdueshme të banorëve të Rrjollit, ai tha se është mbresëlënëse rezistenca e tyre. “Ata kanë lajmëruar protestë para Parlamentit. Ne do t’i mbështesim. Ata kanë bërë bashkëpunim më të gjerë, do i bashkohen dhe banorët në Dibër apo Vlorë. Ata janë shekullorë aty, kanë pronat e tyre. Kanë vërtetime se si ia ka konfiskuar sistemi. Një drejtor Hipoteke nga Malësia e Madhe vjen dhe merr mbi 1 ha aty. Në tokën e tij vendoset ndërtimi i një resorti.”, tha ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×