Aksident në aksin Korçë-Pogradec/ Përplasen dy automjete, dy fëmijë transportohen në spital

Një aksident ka ndodhur në aksin Korçë -Pogradec, në afërsi të fshatit Çiflig.

Mësohet se dy mjete janë përplasur me njëra tjetrën duke shkaktuar dëme të shumta materiale.

Ndërsa në spitalin e Korçës janë dërguar dy të mitur, përkatësisht 9 dhe 10 vjeç që kanë qenë brenda mjeteve. Fëmijët po marrin trajtim mjekësor në spital,ndërsa policia po bën zbardhjen e rrethanave të aksidentit.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×