U përjashtua me 20 ditë nga Parlamenti për Rjollin/ Shehaj i bashkohet protestës së banorëve jashtë Kuvendit: Deri në fund, pa kompromis!

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj i është bashkuar protestës së banorëve të Rrjollit, Durrësit, Pogradecit e Bulqizës që ishin mbledhur këtë të hënë në protestë përpara Parlamentit për të kërkuar të drejtën për pronat e tyre.

Pavarësisht se është i përjashtuar nga seancat plenare me 20 ditë për shkak se kërkoi llogari nga Qeveria për grabitjen që po u bëhet me bekimin e pushtetarëve pronave të qytetarëve shqiptarë, Shehaj thekson se do të jetë në krah të tyre deri në fund për t’i mbështetur në të drejtën që kërkojnë.

“Më përjashtuan nga Parlamenti sepse mbrojta Rrjollin. Por sot isha me qytetarët, jashtë tij. Ata nuk i përjashtojnë dot! Nga Rrjolli, Durrësi, Pogradeci e Bulqiza, qytetarëve po u grabitet prona.
Unë jam krah tyre. Deri në fund, pa kompromis!”, shkruan Shehaj në një postim në rrjetet sociale.

Bashkë me kryetarin Shehaj në protestë ishte edhe deputeti i Partisë Mundësia Erald Kapri, i cili në seancën e sotme plenare foli për problematikën e pronës së këtyre banorëve dhe kërkoi që Kuvendi të mundësojë mbajtjen e një séance dëgjimore më banorët e Rrjollit në komisione parlamentare.

Partia Mundësia ka qenë krah banorëve të Rrjollit, Durrësit, Pogradecit, Thethit që prej nisjes së protestave të tyre.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×