
Një 41-vjeçar është vënë në pranga në Shkodër, si rezultat i një operacioni policor kundër narkotikëve të koduar “Kosani”.
Sipas Policisë së Shtetit, aksioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, nën drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, në kuadër të hetimeve për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.
Gjatë operacionit u arrestua shtetasi A. Sh., 41 vjeç, banues në fshatin Aliaj.
Nga kontrolli në një banesë të vjetër në përdorim të tij, shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan rreth 10 kilogramë lëndë të dyshuar narkotike të llojit Cannabis sativa, e cila u mor si provë materiale.
Po ashtu, u sekuestruan një automjet me targa të huaja dhe dy motobarka, që dyshohet se do të përdoreshin për trafikimin e lëndës narkotike.
Autoritetet bëjnë me dije se hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Njoftimi:
Si rezulat i hetimeve të kryera nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, nën drejtimin e Prokurorisë Shkodër për një rast të veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, u finalizua operacioni i koduar “Kosani”, në kuadër të të cilit u arrestua shtetasi:
-A. Sh., 41 vjeç, banues në fshatin Aliaj.
Gjatë kontrollit në banesën e vjetër të këtij shtetasi, u gjet një qese me lëndë të dyshuar Cannabis Sativa, me peshë rreth 10 kilogramë, e cila u sekustrua në cilësinë e provës materiale.
Gjithashtu, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një automjet me targa të huaja dhe 2 motobarka që dyshohet se ky shtetas do t’i përdorte për trafikimin e lëndës narkotike.
Vijojnë hetimet për dokumentimin e kësaj veprimtarie kriminale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për hetime të mëtejshme.
and then