
Në kulmin e sezonit, Arsenal përjeton një dramë të vërtetë, me ekipin e Artetas që e sheh veten jashtë FA Cup, për më tepër përballë një skuadre që militon në Championship, Southampton. Sigurisht të përqendruar në Premier League dhe Champions, Arteta kishte kursyer pjesën më të madhe të titullarëve, por ky detaj i kushtoi shtrenjtë me vendasit që kaluan në avantazh në minutën e 35-të.
Në fraksionin e dytë, Arteta ndërhyri në formacion duke hedhur në fushë edhe Gyokeres, me sulmuesin suedez që riktheu baraspeshën në minutën e 68-të. Të gjithë prisnin që Arsenal të përmbyste rezultatin, por Southampton i befasoi në fund, me Charles që i goditi në minutën e 85-të duke i nxjerr nga gara në fazën çerekfinale.
Nuk zhgënjen Chelesa, me blutë që argëtohen në FA Cup duke triumfuar me rezultatin e thellë 7-0 përballë Port Vale.
Spektakël dhe gola prodhoi super sfida Man.City-Liverpool. “Qytetarët” siguruan një biletë për në fazën gjysmëfinale teksa triumfuan me “poker” golash përballë ekipit të kuq. Erling Haalnd dhuroi një show personal me “bomberin” norvegjez që realizoi një “tripletë” golash. Në minutën e 39-të, Haaland u tregua i saktë nga pika e bardhë, ndërsa në limitet e pjesës së parë me kokë dyfishoi shifrat. Me fillimin e pjesës së dytë Semenyo trefishoi shifrat, ndërsa në të 57-tën Haaland kompletoi mbrëmjen e tij të madhe.
Me këtë “tripletë”, norvegjezi shkoi në kuotën e 33 golave dhe 7 asisteve në 44 ndeshje. Liverpool ishte i pafuqishëm për të reaguar, madje Salah humbi dhe një 11-metërsh, ndërsa tifozët e Man.City këndonin në kor duke i kujtuar Arne Slot se tani e pret shkarkimi.
and then