U largua i dëmtuar nga Kombëtarja, por Ismajli shpallet MVP në Serie A, Torino thyen Pisa, mbijetesa thuajse e sigurt (VIDEO)

U largua nga grumbullimi i ekipit përfaqësues për shkak të një shqetësimi muskulor, por Ardian Ismajli zbriti si titullar për Torinon në transfertën përballë Pisa, jo vetëm kaq, por qendërmbrojtësi kuqezi zhvilloi një 90-minutësh perfekt duke u vlerësuar si lojtari më i mirë i ndeshjes.

“Demat” dolën me 3 pikë pas suksesit 0-1, një fitore e madhe që i vendos në pozita komode në Serie A, të qetë në objektivin e tyre për të siguruar mbijetesën. Pas ndeshjes, me trofeun e lojtarit më të mirë në duar, Ismajli dribloi këtë vlerësim duke u ndalur te rëndësia e kësaj fitoreje:

“Nuk është kjo ajo që ka rëndësi, trofeu i lojtarit më të mirë, vetëm të marrim pikët e plota kishte peshë. Jemi shumë të lumtur. Nuk e meritonim këtë krizë. Që kur erdhi D’Aversa, kemi qenë ndryshe dhe tani jemi të gjithë bashkë. Mbijetesa? Nuk duam të dorëzohemi, duhet të marrim sa më shumë pikë, sepse jemi një ekip i fortë, nuk e meritojmë të jemi në këto pozita”, u shpreh ndër të tjera Ardian Ismajli pas ndeshjes kundër Pisa.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×