Shkoi për të rregulluar defektin, punonjësi i kompanisë celulare “ONE” gjendet i shtrirë pranë antenave në Fushë-Arrëz, transportohet me helikopter drejt Traumës

Një punonjës i kompanisë telefonike ONE është gjetur pa ndjenja pranë antenave të Midës në Fushë-Arrëz, ku kishte shkuar për të rregulluar një defekt në një antenë të kompanisë. Punonjësi Lumturi Kamberi 50 vjeç u gjet i shtrirë në tokë nga një banor i zonës, i cili ka njoftuar menjëherë Policinë e Pukës.

Burime nga policia bëjnë të ditur për News24 se punonjësi i kompanisë telefonike ONE dyshohet se ka rënë nga antena, ku kishte hipur për të riparuar defektin, dhe mesa duket ka qene i pasiguruar. Për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, 50-vjeçari Lumturi Kamberi u dërgua me helikopter drejt Spitalit të Traumës, për ndihmë mjekësore më të specializuar.

Deri në këto momente kompania telefonike ONE nuk ka dhënë asnjë sqarim për rastin, ndërsa grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Fushë-Arrëz / Informacion paraprak

Rreth orës 09:20, në sallën operative të Komisariatit të Policisë Pukë ka telefonuar shtetasi Gj. T., i cili ka njoftuar se në fshatin Krrabë ndodhej një person i shtrirë pranë antenave.

Menjëherë, shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me shërbimet e emergjencës civile dhe të shëndetësisë, kanë shkuar në vendngjarje (tek antenat në zonën e Midës).

Nga verifikimet ka rezultuar se bëhej fjalë për shtetasin L. K., rreth 50 vjeç, punonjës i një kompanie celulare, i cili dyshohet se kishte shkuar për të rregulluar një defekt në një antenë të kompanisë.

Shtetasi L. K. është transportuar me helikopter drejt Spitalit të Traumës, për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×