Tensionet në seancën plenare, Etika vendos sot mbi përjashtimin e deputetëve! Mblidhet edhe Konferenca e Kryetarëve, opozita kërkon krijimin e dy komisioneve hetimore

Mblidhet sot Konferenca e Kryetarëve ku do të shqyrtohen kërkesat e ardhura nga opozita në lidhje me krijimin e dy komisioneve hetimore parlamentare.

Gazetari Ergys Gjençaj raporton se kërkesa e parë ka ardhur nga deputetët e Partisë Demokratike dhe Partisë së Lirisë, për krijimin e një komisioni për kontrollin e ligjshmërisë së veprimeve të AKSHI lidhur me dëmtimin e akseve rrugore.

Ndërkohë kërkesa e dytë ka ardhur nga 40 ligjvënës nga Partia Demokratike dhe ka si objekt kontrollin kontrollin e ligjshmërisë të AKSHI për sigurinë kibernetike.

Ndërkohë në orën 13:00pritet të mblidhet Sekretariati i Etikës ku do shqyrtohen kërkesat për masa ndëshkuese ndaj deputetëve në Kuvend lidhur me tensionet e seancës së fundit plenare.

Partia Socialiste ka kërkuar përjashtimin nga jeta parlamentare me 60 ditë për Sekretarin e Përgjithshëm të PD Flamur Noka dhe 30 ditë për deputetet Albana Vokshi dhe Elda Hoti.

Ndërkohë PD ka kërkuar përjashtimin me 60 ditë nga jeta parlamentare për kreun e grupit parlamentar të PS Taulant Balla.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×