Zbulohen dy ‘fole’ prostitucioni në plazhin e Durrësit, arrestohen 4 kineze

Një operacion policor kundër prostitucionit është finalizuar në Durrës, duke çuar në arrestimin e katër shtetaseve të huaja dhe procedimin e disa personave të tjerë. Policia bën me dije se operacioni i koduar “Storm 17”, i zhvilluar nga Specialistët për Hetimin e Trafiqeve në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, është ndjekur për rreth 4 javë me metoda speciale hetimi.

Si rezultat, janë arrestuar në flagrancë katër shtetase kineze, të cilat kishin marrë me qira dy ambiente në zonat e Golem dhe Shkëmbi i Kavajës, duke i përshtatur për ushtrim prostitucioni. Po ashtu, janë proceduar penalisht në gjendje të lirë katër shtetas të tjerë nga Durrësi, Kavaja, Shijaku dhe Kosova, për veprën penale “Prostitucioni”.

Gjatë operacionit janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale katër pasaporta dhe një shumë parash. Sipas hetimeve, aktiviteti i paligjshëm ushtrohej në dy ambiente të marra me qira në zonat turistike, të cilat ishin përshtatur posaçërisht për këtë qëllim. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Durrës, për veprime të mëtejshme.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×