Paraburgimet/ Gazetarja Lala: Nisma e Gjykatës së Lartë e dyshimtë! Qëllime për lirimin e zyrtarëve të lartë nga burgu. Sa shanse kanë Veliaj, Beqaj dhe Meta për të lënë qelitë

Gazetarja Klodiana Lala ka ngritur dyshime mbi një nismë të fundit të Gjykata e Lartë lidhur me çështjen e paraburgimeve, duke e cilësuar atë si një përpjekje që mund të favorizojë lirimin e zyrtarëve të lartë nga qelia. E ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, Lala u shpreh se brenda 10 ditësh pritet një vendim nga Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë, të vëna në lëvizje nga kreu i këtij institucioni, Sokol Sadushi. Ajo theksoi se bëhet fjalë për një çështje sensitive që lidhet me masat e sigurisë dhe paraburgimin.

Sipas saj, vendimi i ri pritet të rishikojë një precedent të vitit 2011, duke dhënë orientime për gjykatat më të ulëta në lidhje me caktimin e masave të sigurisë për vepra të ndryshme penale. Lala rikujtoi se në vitet e fundit ka pasur një rritje të rasteve të paraburgimit, sidomos pas ndryshimeve ligjore që kriminalizuan një sërë shkeljesh. Gazetarja ngriti shqetësimin se kjo nismë vjen në një moment kur SPAK ka në hetim dhe në paraburgim disa zyrtarë të nivelit të lartë, duke lënë të kuptohet se mund të ketë tentativa për lehtësimin e pozitës së tyre.

Ajo përmendi gjithashtu problematikat e mëparshme me mbikëqyrjen e personave në arrest shtëpie, si rasti i byzylykëve elektronikë që, sipas saj, nuk kanë funksionuar siç duhet.

Në këtë kontekst, Lala theksoi se disa emra të njohur si Erion Veliaj, Ilir Beqaj dhe Ilir Meta mund të kërkojnë lehtësim të masave të sigurisë, duke e lidhur atë me profilin e tyre publik. Megjithatë, ajo theksoi se vendimmarrja mbetet në dorë të gjykatave, të cilat duhet të japin vendime të bazuara në ligj dhe prova, duke shmangur çdo ndikim politik. Në përfundim, Lala e cilësoi nismën si të dyshimtë në kohë dhe qëllim, duke kërkuar një debat më të gjerë dhe transparent për çështjen e paraburgimeve në Shqipëri.

“Kjo është çështje sensitive, dhe brenda 10 ditësh do të kemi një vendim të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë. Ato u vunë në lëvizje nga kreu i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, për çështjen e paraburgimeve. Ishte një vendim i 2011-ës, ku vetë Kolegjet e bashkuara e kishin marrë atë vendim. Nuk bëhet fjalë për kolege të vogla, por me pjesëmarrjen e të gjithë gjykatës së Lartë. Janë vendime orientuese për gjykatat më të ulëta, por jo detyruese. Caktimi i masave të sigurisë për çdo vepër penale, ishte shqetësim i madh. Në 2013 kur erdhi në pushtet PS, për shkak të disa nisma, si energjia apo ndërtimet pa leje apo drejtim të mjetit pa patentë, u kriminalizua shoqërua. Pra pati arrestime të këtyre llojeve. Një i dyshuar për vepër penale për mbajtje kanabisi u arrestua në Lezhë dhe u mbajt në burg. Më pas Apeli e la në shtëpi. Por Prokuroria kërkon burg. Unë mendoj se u mor tani kjo iniciativë pasi SPAK po mban në burg disa zyrtarë të lartë. Kjo nismë është për qëllime të lirimit të zyrtarëve të lartë. Para disa vitesh kam trajtuar skandalin e byzylykëve elektronikë. Si do të mbikëqyrjen nëse nuk punojnë ata, kur e çojmë dikë nga burgu në arrest shtëpie. Ka dy momente, nga njëra anë çështja e paraburgimeve duhet të flitet, por jo me nisma që nisin për hir të përfitimeve nga PS. Ajo është çështje që duhet diskutuar gjerësisht. Janë disa zyrtarë të lartë që kanë shanse për t’u liruar (Pyetet nëse do të përfitojë apo jo Veliaj nga lirimi). Zoti Berisha bën opozitën e tij. Rasti Veliaj, Beqaj, Meta, duan ta lidhin masën e sigurisë me personalitetin. Gjykata duhet të bëjë një vendim model. Por duke thënë se ne nuk jem në këto detyra, atëherë ata do të përdorin faktin që; s’do të prishim provat. Por sado të përpiqen, s’do ia dalin nëse kemi para një gjykatës të mirë. Nisma e dyshimtë se përse është bërë, dhe lidhet kryesisht me zyrtarët e lartë.”, tha ajo.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×