
Cristiano Ronaldo nuk dëshiron të heqë dorë nga të qenurit lider. Ylli portugez është ende në formë të mirë pas rikthimit nga lëndimi. Madje në sfidën e radhës me Al Nassër kundër Al Okhdod, sulmuesi shënoi përsëri, duke shtuar numrin e golave në karrierën e tij. Takimi I së shtunës përfundoi në shifrat 0-2, ku diferenca në renditje u reflektua edhe në fushën e blertë.
Al Nassr iu afrua lehtësisht portës vendase dhe arriti të krijonte rrezik që në fillim. Pas golit të Ronaldos në pjesën e parë, ishte Zhoao Félks, ai I cili u dha djemve të Horge Zhesus qetësi në 45 minutat e dyta, duke finalizuar golin e dytë të sfidës. Me këtë fitore, Al Nasër siguroi fitoren e 14 radhazi, duke forcuar më tej epërsinë e tyre në garën për titull në Arabinë Saudite.
and then