Apartamenti iu shkrumbua nga zjarri, i moshuari i trishtuar: E kaluam natën jashtë, s’kemi ku të shkojmë!

I prekur dhe pa mundësi për të gjetur një zgjidhje, një prej banorëve të prekur nga zjarri dje te pallati pranë QSUT-së, tregoi se kishte humbur gjithçka. Apartamenti i tij në katin e katërt ishte një nga ato banesa ku gjithçka brenda u kthye në shkrumb e hi. I moshuari tha për mediat, i irrituar se policia nuk e lejonte që të shkonte të shikonte shtëpinë e tij, të cilën e kishte blerë dy vite më parë 150 mijë euro.

Ai tha se natën e kishin kaluar jashtë, pasi nuk kishin ku të shkonin.

“Më është djegur shtëpia, në kat të katërt. E kam blerë 150 mijë euro para dy vitesh. Me gjithë pajisjet brenda është bërë shkrumb komplet dhe nuk më lë kush të futem me pa shtëpinë time. E kam kaluar natën përjashta. Unë jam prej Dibre, nuk kam shtëpi këtu. Na leni rehat tani. Nuk rrezikuam”, tha ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×