Konflikti për pronën në Laç/ “TakFak” takon çiftin e akuzuar për dhunën, i tregon pamjet filmike. Nikolla dhe bashkëshortja kërcënojnë me polici por…

Një rast i paprecedent u publikua këtë mbrëmje në emisionin “TakFak” në News24, ku një çift me origjinë nga Mirdita dhe të zbritur 19 vjet më parë në Laç, tentojnë t’i zaptojnë tokën një banori të zonës, Gjergj Kuka, duke u rrahur mes tyre, dhe autorja nuk është as më pak as mëshumë, por gruaja, me profesion mësuese.

Konflikti ka degjeneruar deri në përplasje fizike, me shkopinj e hunj dhe autorja është gruaja e Nikoll Ndojit, me profesion mësuese.

Absurdi qëndron në faktin se mësuesja dhunuese sapo sheh kamerën e “TakFak” largohet duke kërcënuar se do të njoftojë policinë dhe realisht ajo merr telefonin në dorë.

Por në fakt, ai që ka telefonuar është bashkëshorti, i cili vjen me një dosje brenda së cilës ka futur shumë letra, por në asnjë prej tyre nuk sheh ndonjë document pronësie.

Kur pyetet mbi dhunën ndaj familjes së Gjergjit, ai bishtron, devijon, largohet duke kërcënuar edhe se do të njoftojë policinë, por në të vërtetë, kjo nuk ndodh.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×