
Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Milot–Rrëshen, ku një automjet ka përplasur një këmbësor, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Viktima është identifikuar si shtetasi N. L., rreth 70 vjeç, i cili ndërroi jetë në vendngjarje si pasojë e plagëve të marra.
Drejtuesi i automjetit nuk është identifikuar ende, ndërsa dyshohet se është larguar nga vendi i aksidentit pas përplasjes.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
and then