Mbahen zgjedhjet në degën lokale të PD në Pukë, ja kush do të jetë drejtuesi i ri

Në procesin zgjedhor të mbajtur këtë të diel për drejtimin e degës lokale të Partia Demokratike në Pukë, demokratët kanë zgjedhur Demir Hysenin si kryetar të ri.

Pas numërimit të votave, Demir Hyseni mori 275 vota, duke lënë pas rivalin e tij Ferit Ringaj, i cili siguroi 230 vota.

Në proces janë regjistruar gjithashtu 13 vota të pavlefshme. Zgjedhja e re vjen pas një gare të brendshme mes dy kandidatëve, ku anëtarësia e PD-së në Pukë ka vendosur drejtuesin e ri të degës lokale.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×